Saturday, August 13, 2016

Mirdita - perse duhet vizituar?!

Slide LeftSlide Right

Rreth Mirdites

Mirdita - Perse duhet vizituar?!

Mirdita nje krahine ne verilindje te Shqiperise me nje reliev malor dhe kodrinor, ofron shumellojshmeri per turistet vendas dhe te huaj.

Mirdita

Ami BUE ka thene: "Është mirë të vizitosh trevat e pavarura të Mirditës në fortifikatat e tyre malore, ku këmba e osmanëve kurrë nuk ka mundur të shkelë. Aty vërejmë institucionet që egzistonin që nga koha e Skënderbeut e që janë të ngjashme me ato që gjendeshin në Skotlandën e kohës së mesme, atje mund ta njohim më mire shqiptarin e vërtetë…"

Krahina e Mirdites e cila rrethohet nga Kurbini, Lezha, Laçi, Puka, Kukesi, Mati dhe Dibra ofron nje game te gjere per Turizmit... Mund te vecojme disa prej tyre

  • Trashegimia mijera vjeçare
  • Natyra e mrekullueshme
  • Lumenj dhe gurra me uje te paster kristal
  • Male, shkembinj dhe livadhe
  • Mikpritjen mirditore
  • Ushqimin tradicional dhe Bio
  • Gurra, shpella dhe burime ujore kurative
  • Kafshe te egra per te apasionuarit e gjahut
  • Rafting, Rally, Hiping etj
Company

 Reportazh per Mirditen turistike (VIDEO)


Foto Galeri

Foto te krahines se Mirdites

IPENI: "Mikpritja në Mirditë ka ngelur si një ndër traditat dalluese të popullit. Këtë e gjeta ngado. Miku respektohet. Ai ishte i shenjtë, sido që të jetë ekonomia e shtëpisë ai nderohet. Kur largohet miku nga shtëpia ai përcillej dhe mbahej përgjegjësi për cdo rrezik që mund t'i ndodhte. Në qoftë se binte viktimë e ndonje rreziku ai pritej në besë dhe fyerja ishte tepër e rëndë…"

Partneret tane

Dava Gjoka
AJKA-ESSENZA
Dava Gjoka iniciuese dhe kordinuese e projektit te promovimit te turizmit ne Mirdite.Drejtese e organizates AJKA-ESSENZA me qender ne Milano
Vizito website...
Bashkia e Milanos
DONATOR
Komuna e Milanos ka financuar projektin per promovimin e Turizmit ne Mirdite...
Vizito website...
Bashkia e Melzos
DONATOR
Komuna e Melzos ne Milano, ka financuar projektin per promovimin e Turizmit ne Mirdite...
Vizito website...
Bashkia e Cernuscos
DONATOR
Komuna e Melzos ne Milano, ka financuar projektin per promovimin e Turizmit ne Mirdite...
Vizito Website...

Kontakt

Friday, August 12, 2016

Albina Deda “kërcënon” jetën e Ilir Metës, Tahirsat e Lezhës parandalojnë “krimin”

Deputetja demokrate Albina Deda ka qenë sot objekt i “bllokimit” nga policia, pse ajo, me automjetin dhe familjen e saj, po udhëtonte pas eskortës së kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Me gjithë se, për një distancë të konsiderueshme rruge, ajo  nuk është shqetësuar nga polica, vetëm te kryqëzimi i Shëngjinit policia është kujtuar dhe pas një urdhri, ka ndaluar makinën dhe familjen e deputetes.
Deputetja, nëpërmjet një postimi në “Facebook” e lidh këtë me sjellje të zellshme të Tahirsave (policëve) të Lezhës, pas disa denoncimeve që ajo ka bërë për parcelat me hashash në Qarkun e Lezhës...

Postimi i potë i deputetes Albina Deda
Presion nga shefat e Tahirit... kur sot une levizja me familjen time!
Sot po levizja pergjate rruges Rreshen – Shengjin bashke me familjen, dhe ne kryqezimin e Tale-Zejmen
perpara kishim nje benz dhe para saj dy makina policie dhe nje makine qe shoqerojej prej tyre me targa 710 JU.
Postblloku i policise nuk na ndaloj. Ecem dhe kaluam disa postblloqe policie dhe asnje shenje ndalese.
Ne kryqezimin per Shengjin na ndalon policia.
Hap krahun, kam urdher.
U prezantuam por perseri Tahirsat e Lezhes na mbajten ne kryqezim pa asnje te drejte pasi qarkullimi i makinave vazhdonte.
Kam urdher thoshte.
Me jep shefin ne telefon dhe thote nuk mund te ecesh pas eskortes.
I thashe 5 postbloqe i kalova dhe askush nuk me ndaloi.
Tani si duket e moren informacionin se i ndiqte ‘nje deputete me familjen’ rrezik i madh per eskorten e Rilindjes.
Sic duket ju kam prish terezine edhe duke kaluar me familjen time ne rruge si gjithe qytetaret,
Ose ju kam shkel ne kallo shefave te Tahirit qe menaxhojne parcelat e hashashit ne Qarkun e Lezhes.
Disponoj videon e nje pjese te qendrimit te bllokuar nga policia.
makiant, edi rama ilir metaMajtas, automjeti kryeministrit Edi Rama, djathtas automjeti kryeparlamentarit Ilir Meta

Bajraket e Mirdites - Historia


Fillimi i shekullit XV, 1416 ndeshet per here te pare emri MIRDITE. Kjo treve autoktone, historikisht ka bere nje lufte titanike ndaj pushtuesve te huaj, luftra t ecilat e bene Mirditen te pamposhtur, rezistente dhe krenare.

Ajo zhvillonte here pas here kuvendet mbare popullore ne te cilat merrnin vendime te formes se prere, sa qe keto kuvendime u bene pengese serioze per pushtuesit osman. Vendosmeria e mirditoreve nuk kishte te sosur dhe ata me te drejte shprehnin: "Ne jemi mirditas nga raca e pastert e Shqiptareve dhe gezojme nje fare lirie ne saje te ashpersise se maleve dhe burrerise se popujve tane".

Rritja e klases feudale preku administrimin e brendshem ne te drejtat kanunore dhe ketu filloi konflikti deri i armatosur me pushtuesit dhe nuk lejoi kthimin e banoreve ne myslimane.


Ne vitin 1700 pushtuesit osmane, duke pare rrzikun e madh qe u vinte nga kuvendet mbarepopullore, vendimet e te cilave ishin te prera ai deprtoi ne realin e Mirdites dhe krijoi tre bajraqe: Orosh, spac e Kushnen qe njihen si bajraqet e pare te vellazerise. Pra Bajraku është njesi administrative turke e cila u perdor per spostimin e kuvendeve mbarepopullore dhe vendimet e tyre "zollumçare per pushtuesin.

Ne vitin 1800, Llesh Gjoni i Gjomarkajve e shkeputi bajrakun e Fandit dhe e lidhi me Mirditen. Ne vitin 1812 iu rikthye Mirdites edhe nje pjese e Bajrakut te Dibrrit qe i ishin aneksuar padrejtesisht Shkodres.

Keshtu Mirdita behet tani me 5 Bajraqe te cilet bene beselidhjen dhe formuan flamurin i cili ishte nje dore me pese gishta te hapur e qendisur kjo ne nje beze te kuqe, prapa se ciles disku i diellit qe shperndante rreze drite. Kjo shprehte nje bashkim luftarak ite perbere nga pese njesi territoriale mirditore. Ne vitin 1812 tre bajraket e Kthelles: Selita, Kthella e Ranza u ngriten kunder Kajmekamllekut te Matit, Pash Sakat Zagollit qe po i rendonte keto krahina me te dhjeta e xhelep keto krahina dhe keta iu drejtuan Lleshit te Zi prijes i Mirdites dhe i Gjomarkajve per t'i ndihmuar.

Ai i ndihmoi e me vullnet te ketyre i rilidhi perseri me Mirditen. Nderkohe nga te kater bajraqet e Lezhes u dha Ultimatumi i Kajmekamit te tyre duke u shprehur: Tani e mbrapa nuk do te qendrojme ne varesine tuaj por do te bashkohemi me Mirditen.

Keshtu Mirdita ne ate kohe te trazuara te sundimit ottoman arriti te formonte me te madhin bllok katolik me bashkesi fshatare krahinore me vullnetin e tyre te lire dhe nga 5 bajrake tani u bene 12 bajrake : 1. Oroshi 2. Spaçi 3. Kushneni 4. Fani 5. Dibrri 6. Selita 7. Kthella 8. Rranza 9. Kryezezi 10. Bulgri 11. Manatija 12. Vela Prengë Marka Prenga ka qenë bajraktari i Oroshit.

Mirëpo, pavarësisht nga kjo, ai kishte ndjenja shumë të forta atdhetarie. Ai mori pjesë në disa luftra kundër sundimit otoman, si në luftën e Mirditës, Lezhës, Kaçanikut, etj. Ne Marsin e vitit 1910 plasi kryengritja e Kosoves. Shqiptaret zune qafat e Kacanikut, Mirdita nen drejtimin e komanden e Preng Marka Prenges organizoi 2000 burra kunder ushtrise turke, ku ne kete beteje fitimtare nderoi frontin, Mirditen dhe veten e tij. Ne 1912 turqit ne Shkoder pergatiten sulmin barbar mbi Mirditen. Preng Marka Prenga me 4 Qershor te po ketij viti me burrat e tij sulmon Lezhen, cliruan gjysmen e qytetit dhe ngriten flamurin kombetar ne kala.

Si prijes popullor dhe Komandant i vertete u shqua gjithnje. Mendimi dhe këshillat e tij merreshin në konsideratë nga shumë udhëheqës dhe prijës mirditorë popullorë. Ai nuk ishte shumë i arsimuar po atdhetarizmi i tij e çoi në atë stad sa të kishte një emër të mirë ne mbare vendin. Prengë Marka Prenga kishte një reputacion të tillë sa edhe Gjomarkajt i kërkonin këshilla për çështje të ndryshme, pavarësisht se ata ishin një strukturë mbi bajraktarët.

Edhe ne kohen kur vendi yne u pushtua nga Italia, ai ishte njeri prej atyre qe ka vene ne dijeni mbretin Zog "Naltmadheni, paret e huaja po luajne diten per diell ne kafenete e Tiranes kunder teje e Shqiperise nga Italia, dhe nese e sheh te arsyeshme, merr masa". Ai ishte nje nder figurat e ndritura largpamese te Mirdites qe duhet kujtuar e respektuar ne vazhdimesi. Ne shpirtin e tij kishte zene vend kerkesa per autonomi. Zef Ndoc Ndreca nga Spaçi rridhte nga një familje e mire dhe me influencë jo vetëm në bajrakun e Spaçit por edhe në bajraqet e tjera.

Zef Ndoc Ndreca ka studiuar ne Viene (Austri) dhe duke qenë i shkolluar dhe me inluencë krahinore Marka Gjoni e mori sekretar personal në vitet 1920 - 1924 per te zgjidhur problemet kardinale te asaj periudhe. Mirepo Mark Gjoni me nje pjese te parise u perpoqen te shpallin Mirditen republike ne nje kohe kur asnjeri nuk ishte i sensibilizuar per kete ceshtje. Ata morën miratimin e Fuqive të Mëdha, megjithatë kjo çështje hasi pengesa këtu në Shqipëri.

Kjo ishte nismë vetëm e parisë së Mirditës pasi populli nuk ishte kurrë dakord dhe nuk u sensibilizua kurrë me këtë çështje sepse nuk donin copezime te tjera dhe nuk ishin kurre dakord dhe urrenin vendimet e Fuqive te Medha per copetimin e Shqiperise, dhe jo te beheshin edhe copezime te tjera.

Pra, kjo republikë nuk u shpall. Zef Ndoc Ndreca ishte edhe pro edhe kundër shpalljes së kësaj republike. Ishte pro për arsye personale, sepse në republikën qe do të shpallej ai do zinte vendin e Ministrit të Jashtëm. Por ishte kundra sepse ai besonte qe Shqiperia jo vetem nuk duhet te shperbehej dhe te copetohej, por kerkonte medoemos bashkimin kombetar shqiptar. Më vonë, Zef Ndreca i prishi marrdhëniet edhe me Gjomarkun, vecanerisht me Gjon Marka Gjonin, megjithate edhe pas prishjes me Gjomarkajt ai kishte nje reputacion te mire ne tere krahinen derisa ate e vrane.

Gjok Bib Doda nga Koder Rresheni, qe ne moshe te re fitoi influence ne fshatin e tij, krahinen e Kthelles e me gjere. Ai shkonte shume mire me Preng Nikoll Gjoken e Rreshenit i cili ishte edhe "çaush zaptishe turk", por duke qene mik (dhender) i Preng Marka Prenges, ai mbajti anen e ketij te fundit. Me ndjenja perparimtare ishte perhapes i menyres i nje jetese te kulturuar ne ate kohe. Gjoka ne 1901, si gjithe Mirdita u mundua qe t'a priste mire ardhjen e Mark Gjonit nga internimi (Turqia e kishte cuar ate ne internim).
Me nje grup anetaresh i nisen nje ka dhurate, por kur po dilnin te Laku i Liqenit ne Koder Rreshenit ate e vrasin pa motive shpjeguese vecse nga gojedhenat thuhet se paria nuk donte rival ne fshatin e tyre. Lidhja miqesore me Preng Marka Prengen dhe Zef Ndoc Ndrecen si dhe ndjenjat atdhetare e bene ate nje person qe pavaresisht se rridhte nga vegjelia, te kishte nje reputacion te mire ne te gjithe Mirditen.

Thursday, August 11, 2016

Policia e shtetit ben terror ne fshatin Rrile te Lezhes. Per nje grabitje qe behet ne fshatin Rrile te Lezhes policise i duhet te ndaloj te gjith te rinjt e fshatit per te zbuluar krimin.!!! #skandalipolicisshtetit

Policia: Ja si ndodhi grabitja në Rrilë të Lezhës

Policia e Lezhës njoftoi po heton grabitjen që ka ndodhur në mesnatë në Rrilë të Lezhës dhe sesi ka rrjehdur ngjarja.
Sipas saj, Më datë 11.08.2016, në orën 01.17, është njoftuar se në Rrilë Lezhë, tek banesa e shtetasit V.S.66 vjeç, persona të maskuar kanë hyrë për të vjedhur. Janë ndeshur me rezistencën e kryefamiljarit shtetasit V.S. të cilin e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas autorët janë larguar pa mundur të vjedhin asgjë.
Pas ndihmes së parë mjekësore në spitalin e Lezhës , shtetasi V.S. u dërgua për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumes Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore vendore në bashkëpunim me F.N.Sh-në dhe Renean kanë krehur zonën por nuk është bërë e mundur kapja e tyre.
Dyshohet se autorët janë larguar në këmbë duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Nga veprimet hetimore paraprake janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje dhe dyshohet se autorët nuk janë të zonave të Lezhës.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes