Thursday, August 11, 2016

Policia e shtetit ben terror ne fshatin Rrile te Lezhes. Per nje grabitje qe behet ne fshatin Rrile te Lezhes policise i duhet te ndaloj te gjith te rinjt e fshatit per te zbuluar krimin.!!! #skandalipolicisshtetit

Policia: Ja si ndodhi grabitja në Rrilë të Lezhës

Policia e Lezhës njoftoi po heton grabitjen që ka ndodhur në mesnatë në Rrilë të Lezhës dhe sesi ka rrjehdur ngjarja.
Sipas saj, Më datë 11.08.2016, në orën 01.17, është njoftuar se në Rrilë Lezhë, tek banesa e shtetasit V.S.66 vjeç, persona të maskuar kanë hyrë për të vjedhur. Janë ndeshur me rezistencën e kryefamiljarit shtetasit V.S. të cilin e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas autorët janë larguar pa mundur të vjedhin asgjë.
Pas ndihmes së parë mjekësore në spitalin e Lezhës , shtetasi V.S. u dërgua për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumes Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore vendore në bashkëpunim me F.N.Sh-në dhe Renean kanë krehur zonën por nuk është bërë e mundur kapja e tyre.
Dyshohet se autorët janë larguar në këmbë duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Nga veprimet hetimore paraprake janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje dhe dyshohet se autorët nuk janë të zonave të Lezhës.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes

No comments:

Post a Comment